Gërvalla: Masat ndaj Kosovës në vazhdimësi i kemi cilësuar si të padrejta. Asnjë diplomat europian nuk është në gjendje të japë një vlerësim real se kur është koha të hiqen kufizimet. Ne do të ishim të lumtur të kemi një vlerësim konkret se çfarë do të ndodhë.
Në tetor, topi ka kaluar te BE dhe është radha e përfaqësuesve të BE-së të sjellin Serbin në tavolinë, për të diskutuar marrëveshjet e nënshkruara vitin e kkaluar.
Topi që është te BE-ja duhet të lëvizë. Kemi informuar partnerët se nuk shohim vullnet nga Serbia për të vijuar me procesin e dialogut.
Ka ardhur kohë që BR të thotë fjalën e vet rreth asaj që ka ndodhur në Banjskë.
Top Channel