Një konflikt mes drejtuesve të dy automjeteve ka ndodhur në Tiranë.
Policia njofton se shkak ka qenë një gërvishje mes automjeteve të të dyve, ndërsa sherri ka degraduar në përdorimin e mjeteve të forta.
Për pasojë. një nga shoferët ka përfunduar në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb