Giacomo Vrioni me gol të bukur në Amerikë, por ekipi i tij pëson humbje në shtëpi

7 months ago 15

New England Revolution i Giacomo Vrionit ka pësuar humbje në shtëpi përballë Cincinnatit në kuadër të javës së katërt në MLS.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa në të dytën u shënuan tre sosh.

Mysafirët shënuan dy gola për dy minuta me anë të Kubo (52’) dhe Acosta (54’) për rezultatin 2-0.

A tidy finish from Giacomo Vrioni pulls one back for the @NERevolution. 😮‍💨 pic.twitter.com/W60xuep4yu

— Major League Soccer (@MLS) March 17, 2024

Por, në minutën e 61-të, sulmuesi shqiptar, Vrioni ngushtoi epërsinë e tyre në 2-1, që ishte goli i tij i parë për këtë sezon.

Vendasit shpresuan që të merrnin një pikë nga ky takim, por Cincinnati e ruajti epërsinë minimale, për të fituar pikët e plota.

Pas katër ndeshjeve, New England Revolution ka të gjitha humbje, ndërsa shpresojnë që ky fillimi i keq në kampionat të përfundojë me ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/

Read Entire Article