Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin 

5 months ago 5

Girona ka shënuar fitore ndaj Barcelonës me rezultat 4-2 në kuadër të derbit të javës së 34-të të La Ligas.

Kjo fitore e befasisë së këtij edicion, ka bërë që Girona të sigurojë një vendin në Ligën e Kampionëve për edicion 2024/25, ndërsa e shpalli matematikisht edhe Real Madridin kampion të La Liga/

Ndeshja nisi në mënyrën më të zjarrtë, pasi u shënuan dy gola që në start. Andreas Christensen shënoi në minutën e tretë (1-0), ndërsa Artem Dovbyk barazoi pas një minute (1-1).

Barcelona shkoi në pushim me epërsi, pasi Robert Lewandowski shënoi nga pika e bardhë për 2-1.

⏰ HALFTIME

1️⃣ Girona (Artem Dovbyk 4')
2️⃣ Barça (Andreas Christensen 3' |
Robert Lewandowski 45' + 1' pen.)#GironaBarça

— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 4, 2024

Por në mesin e pjesës së dytë, Girona shpërtheu dhe rrëmbeu lojën.

Portu në minutën e 65-të shënoi për 2-2, ndërsa pas tre minutash Girona mori epërsinë me golin e Miguel Gutierrez për 3-2.

🚨🚨| GOAL: MIGUEL GUTIERREZ GIVES GIRONA THE LEAD!!!!

Girona 3-2 Barcelona pic.twitter.com/h0qKhQmmym

— CentreGoals. (@centregoals) May 4, 2024

Në minutën e 75-të, vendasit siguruan fitoren me golin e dytë personal të Portu për 4-2.

🚨🚨| GOAL: WHAT A GOAL BY PORTU!!!!

Girona 4-2 Barcelona pic.twitter.com/rt0jAZM648

— CentreGoals. (@centregoals) May 4, 2024

Deri në fund edhe pse Girona ka mundur të shënojë gola të tjerë, nuk ia arriti, por fitorja e madje historike erdhi.

Girona me 74 pikë është në vendin e dytë, duke siguruar Ligën e  Kampionëve, ndërsa Barcelona mbetet e treta me 73 pikë. /Telegrafi/

Read Entire Article