Girona, surpriza e bukur në La Liga

11 months ago 40
23:52 06/11/2023

Skuadra nga Katalonja udhëheq renditjen në kampionatin spanjoll

Girona është padyshim ekipi surprizë i sezonit në La Liga dhe pse jo edhe në Europë. Skuadra e drejtuar nga Michel kryeson renditjen në kampionatin spanjoll dhe në Spanjë kujtojnë rastin e Leicester City që fitoi titullin kampion në Premier League në 2016.

Pjesë e City Football Group, që zotëron 47% të aksioneve prej vitit 2017, lojtarët e Girona po japin maksimumin këtë sezon duke arritur 10 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje deri më tani në La Liga, duke grumbulluar 31 pikë nga 36 të mundshmet.

Skuadra nga Katalunja ka një rendiment më të mirë në nisje në krahasim me Leicester që mori 25 pikë, por gjithsesi nuk po shikohet për titullin, por rezultatet e deritanishme japin shpresë për një vend në zonën Champions sipas mediave spanjolle.

Pozicionimin më të mirë Girona ka patur vendin e dhjetë dhe kjo i bën që drejtuesit, stafi teknik dhe futbollistët të jenë me këmbë në tokë. Gjithsesi ata ëndërrojnë për një rezultat në fund të sezonit që të mbetet në histori.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article