Gjatë raportimit të drejtpërdrejtë nga protestat në Beograd, gazetari sulmohet nga një burrë – publikohen pamjet

10 months ago 19

Gjatë raportimit të sontëm nga Beogradi ku po mbahen protesta që nga e diela duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd nën akuzat për manipulim, është sulmuar gazetari Mlladen Savatoviq i televizioni N1.

Derisa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë një burrë iu afrua dhe filloi ta kërcënojë, e sikur kjo të mos mjaftonte edhe në disa raste tenton ta godet me grusht në fytyrë, transmeton Telegrafi.

“Po prisnim për tu futur në transmetim direkt, kur studentët u nisën drejt sheshit, dhe në një moment më është afruar një burrë rreth 35-40-vjeç dhe filloi të më thotë diçka”, tha gazetari Savatoviq.

Ai e kishte pyetur se çfarë i nevojitet, derisa sulmuesi e kishte kërkuar sqarim lidhur me N1 për Bosnje dhe Hercegovinë.  Megjithatë Savatoviq ka tentuar t’ia bëjë me dije se nuk është nga N1 BeH.

“Ishte një situatë me plot stres dhe i thashë se do t’i telefonojë policisë sapo ta përfundojë transmetimin sepse bëhej fjalë për pengim të detyrës dhe sulm verbal ndaj gazetarit që kryen punën e tij”, shtoi Savatoviq. /Telegrafi/

Reporter N1 @_savatovic napadnut je večeras tokom izveštavanja sa protesta u centru Beograda. pic.twitter.com/uek1qXBIFD

— TV N1 Beograd (@n1srbija) December 25, 2023

Read Entire Article