Gjendet i vdekur në dhomën e hotelit 55-vjeçari në Maliq, reagon policia

10 months ago 11

Një 55 vjeçar ka gjetur vdekjen në një hotel në periferi të qytetit të Maliqit. Sipas policisë, 55 vjeçari emri i të cilit nuk bëhet me dije ka kaluar natën në këtë hotel.

Mëngjesin e sotëm kanë qenë punojësit e hotelit ata që kanë kuptuar se në hotel ka patur rrjedhje gazi ndaj e për këtë punojësit e shërbimit zjarrfikës kanë hyrë në dhomën ku qëndronte 55 vjeçari, së bashku me një grua.

Gjendja e tij ka qenë e rënduar dhe ka gjetur vdekjen ndërkohë që gruaja e cila shoqëronte 55 vjeçarin ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje më të stabilizuar jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për shkaqet e kësaj ngjarje.

Njoftimi i polcisë

Maliq/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë. Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Entire Article