Plagosja me thikë në Korçë, në pranga autori, Policia: 41-vjeçari i arrestuar dhe më parë për përndjekje

2 hours ago 33

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në afërsi të zonës së quajtur Trekëndëshi në Korçë, ku mbeti e plagosur Manderina Çela.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se e plagosura Manderina Çela ishte në një njohje me autorin e ngjarjes Ilir Çami. Ndërkohë ka dyshime se kohët e fundit ka patur debate mes dy personave.

Lexo edhe :

Related Posts

E plagosura është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje. 

Policia ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se Çami është arrestuar edhe më parë për përndjekje të Manderina Çelës.

 “Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë  shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.    

Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe  më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje),  është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.   

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read Entire Article