Gjiganti italian po synon transferimin e Kepa Arrizabalagas

6 months ago 4

Interi është duke përgatitur një lëvizje befasuese në tregun e transferimeve të verës, me portierin spanjoll Kepa Arrizabalaga që është objektivi kryesor.

Sipas raportimeve nga Inter Live, Kepa nuk ka gjasa të vazhdojë në Chelsea dhe Real Madrid nuk ka plane të blejë përfundimisht portierin spanjoll.

Kjo i hap dyert Interit për të hyrë në garë dhe për t’i siguruar shërbimet e portierit 29-vjeçar.

Që nga ardhja e tij në Real Madrid si huazim nga Chelsea, Kepa është përballur me një sezon të vështirë. Pavarësisht nga emocionet e tij fillestare për t’u bashkuar me Los Blancos, një dëmtim bëri që Andriy Lunin të fitojë vendin e titullarit dhe Kepa të mbetet zgjedhja e dytë.

Me vetëm 18 paraqitje këtë sezon dhe mungesën e garancive të vazhdimësisë në Madrid, Kepa është në kërkim të një destinacioni të ri dhe Interi mund të jetë përgjigja.

Inter nënshkroi Yann Sommer verën e kaluar si zëvendësues për Andre Onana, por në moshën prej 35 viteve, zvicerani nuk përfaqëson një zgjidhje afatgjatë për klubin.

Kësisoj Inter po mendon transferimin e Kepas, gjithmonë nëse Chelsea do të kërkojë një shumë të arsyeshme pasi lideri aktual i Serie A nuk e ka ndërmend të shpenzojë shumë për portierin spanjoll. /Telegrafi/

Read Entire Article