SERIE A/ Atalanta e Gjimshitit shkëlqen në fundjavë, “turpërohet” Ylber Ramadani

5 hours ago 26

Atalanta e Berat Gjimshitit ka marrë një trepikësh të “artë” në transfertë përballë Venezias, duke fituar me rezultatin 2-0.

Miqtë shënuan me anë të Pasaliç në minutën e 7-të dhe me anë të Reteguit në minutën e 47-të të sfidës.

Kjo ishte një fitore mjaft e rëndësishme për bergamaskët, të cilët prej disa vitesh tashmë janë një skuadër kompetitive dhe janë gjithmonë në luftën për katërshen e parë.

Sa i përket kapitenit të kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, ai luajti 90-të minuta të plota edhe pse vinte nga dëmtimi, dhe si gjithmonë zhvilloi një ndeshje perfekte.

Por nuk mund të thuhet e njëjat gjë për Leçen e Ylber Ramadanit e cila u mposht me rezultatin tenistik brenda në shtëpi nga Fiorentina.

Vjollcët fiituan 6-0, edhe më të lehtë ua bëri ndeshjen dalja me karton të kuq e Galos në minutën e 43-të.

Sa i përket Ramadanit zhvilloi një ndeshje të mirë, por i pamundur të ndalonte turpërimin e skuadrës.

Read Entire Article