Gjithçka e kryer, pritet vetëm zyrtarizimi i Sanchos te Dortmundi

9 months ago 11

Transferimi i Jadon Sanchos nga Manchester United te Borussia Dortmund tashmë është punë e kryer, pasi ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se United dhe Dortmund kanë arritur një marrëveshje për huazimin e Jadon Sancho.

Sulmuesi anësor anglez do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Gjermani pasi i kaloi muajt e fundit i larguar nga ekipi i parë.

Me insistimin e Djajve të Kuq, nuk ka asnjë mundësi që Dortmund ta blejë atë përgjithmonë pas përfundimit të huazimit.

🚨🟡⚫️ Jadon Sancho to Borussia Dortmund, here we go! Deal in place between Man United and BVB on loan, NO buy option.

Understand Sancho can travel later today for medical.

BVB will cover part of the salary plus loan fee. €4m package.

Boarding completed ✈️ @TurkishAirlines pic.twitter.com/sExTKKBQwY

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 10, 2024

Një tarifë huazimi me vlerë 4 milionë euro është finalizuar, me Dortmundin të gatshëm të mbulojë një pjesë të pagës së Sanchos.

Sancho ani pritet të udhëtojë menjëherë për të përfunduar ekzaminimet mjekësore dhe për ta zyrtarizuar këtë lëvizje. /Telegrafi/

Read Entire Article