“Gjithçka është e hapur, pista e dronit…”, ish-drejtori i burgut të Peqinit për ngjarjen e rëndë: I burgosuri mund të ketë bashkëpunuar me punonjësit

10 months ago 34

Ish-drejtuesi i burgut të Peqinit, Faik Basha i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri Arben Lleshi, po ashtu i dënuar me burgim të përjetshëm si dhe plagosi të burgosurin Indrit Shaqja.

Ai u shpreh se të gjitha pistat janë të hapura, në lidhje se si ka përfunduar në ambientet e burgut arma e zjarrit, ndërsa shtoi se konflikte ka pasur përherë, por janë shmangur.

“Ngjarjen e kam mësuar nga mediat fillimisht. Është një ngjarje tepër e rëndë, nuk ka ndodhur më parë. Ka pasur më parë, në fakt në Drenovë ka pasur një precedent të ngjashëm, por për arratisje, jo për vrasje.
Kemi dy gjëra, futjen e armës dhe viktima. Pista e dronit i shkon më shumë si pistë realitetit. Një rast i ngjashëm ka ndodhur para pak muajsh në një burg në Itali. Pjesa e bashkëpunimit të punonjësve dhe të burgosurve ekziston si pistë po ashtu. Të gjitha variantet qëndrojnë, por hetimi do vendosë. Protokolli i sigurisë në burgje është i rreptë.

Jemi në dyshime…nuk është bërë ende një njoftim zyrtar se ku ndodhi ngjarja, por kemi vetëm raportimet e gazetarëve. Dua të them se për çdo lëvizje të të burgosurit nga një polic që e shoqëron.
Ministri i Drejtësisë doli dhe një konferencë sot. Mendova se kishte dalë për të bërë falënderimet për Vitin e Ri.

Pagat e punonjësve të burgjeve kanë pagat më të ulëta edhe pse kryejnë punën më të vështirë. Janë njerëzit më të keqtrajtuarit, të papaguar dhe të pavlerësuar në sistemin e pagave. Ka mungesë rekrutime, kemi shkuar në mungesë stafi. Po ashtu është shkelur skema e sigurisë, ku punonjësit e policisë në burgje kryejnë deri në 12 orë punë m kur duhet të ishte 6 orë. Konfliktet në burg kanë qenë të përhershme, dhe do vazhdojnë të jenë. Tendenca për të krijuar mjete është e përhershme dhe siguria është aty për ti shmangur para kohe. Çdo njeri duke filluar nga Presidenti i Republikës e deri te qytetari i fundit kur kryen një takim në burg i nënshtrohet kontrolli.”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article