Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës, ish-kryeministër dhe kreu i PD-së, si dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të cilët kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese në Gjykatën e Lartë.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Artur Kalaja, i cili ka shqyrtuar kërkesën e paraqitur një ditë më parë nga Berisha dhe Malltezi, që kërkonin përjashtimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, njoftoi për Balkanweb, gazetarja Klodiana Lala.
Berisha dhe Malltezi kërkojnë në Gjykatën e Lartë ndryshimin e masave të sigurisë ndaj tyre, të vendosura nga Apeli i GJKKO-së, që i ka lënë në arrest shtëpie në kuadër të hetimeve që po kryen për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Një ditë më parë ata paraqitën kërkesën për largimin e trupës gjykuese, ndërsa seanca e rradhës pritet të mbahet më 16 korrik.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb