Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët afrikanë, një ditë para ratifikimit të saj në Kuvend – i paracaktuar të kryhej në seancën e sotme.
Në një kohë kur nuk kemi ende një reagim nga qeveria italiane mbi këtë çështje, mediat e shtetit fqinj shkruajnë se nga zyra e kryeministres Meloni ka sqaruar se nuk duan të komentojnë vendimin e Gjykatës së Lartë Shqiptare për marrëveshjen e refugjatëve.
Megjithatë, burime nga kabineti qeveritar në Romë për TGcom 24 thonë se nuk ka asnjë shqetësim për ndonjë vonesë vënien në zbatim të memorandumit, në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Por ndryshe nga qeveria, opozita italiane e ka konsideruar një “shuplakë e fuqishme” vendimin e Kushtetueses në Tiranë ndaj asaj që, sipas deputetit të të gjelbërve Angelo Boneli, është marrëveshje e jashtëligjshme.
Për deputetin Fabio Rampellin, vendimi i Kushtetueses për pezullimin e marrëveshjes Rama – Meloni pas ankimimit të kryer nga opozita shqiptare, është thjesht një akt i domosdoshëm.
Top Channel