Gjyqi i Dritan Dajtit me video-konferencë/ Burgu i Peqinit: S’i llogarisim dot vitet e dënimit

3 months ago 16

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është zhvilluar seanca ndaj Dritan Dajtit, i cili kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg.

Në këtë seancë nuk është i pranishëm prokurori Neritan Hoxha i larguar nga Veting, por prokuroria përfaqësohet nga prokurorja Glenda Zeneli, raporton për Balkanweb, gazetari Fatmir Popja.

Ndërkohë nuk është pranuar kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e trupit gjykues të kryesuar nga Magjistratja Suela Lika .

Gjatë seancës, përfaqësuesja e zyrës juridike të IEVP Peqin ka raportuar në Gjykatë për kohën e vuajtjes së dënimit nga Dritan Dajti.

“I kemi dërguar shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë për të na ndihmuar për përllogaritjen e kohës së dënimit, pasi kanë ndryshuar disa vendime dhe për ne është bërë e vështirë përllogaritja e saktë e përllogaritjes së viteve të dënimit”, tha ajo.

Në këto kushte, IEVP Peqin nuk ka bërë përllogaritje për Dritan Dajtin, as për periudhën e para daljes së vendimit të Gjykatës së Lartë.

Dritan Dajti në reagimin e tij pyeti “si është e mundur që IEVP nuk përllogarit vitet e vuajtura”, duke shtuar se “IEVP Peqin po merr atributet për të llogaritur vendimet e gjykatave që nuk është kompetencë e saj”.

Ndërkohë që seanca e rradhës u njoftua se do të zhvillohet në 30 korrik 2024 në ora 09.00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article