Gjyqi i Gërdecit/ Mbahet seanca në ngarkim të Mediut

1 month ago 23

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) prej orës o9:00 vijon seanca në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për dosjen e Gërdecit.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija, raporton se në këtë seancë nuk është paraqitur ish-ministri, por avokati i tij Henrik Ligori, i cili ka kundërshtuar aktekspertimin ekonomiko-financiar si edhe përgjigjet e dhëna nga ekspertët në seancën e kaluar.

“Ditën e sotme vetë Mediu nuk ka qenë prezent, por avokati i tij, i cili është duke kundërshtuar gjetjet e eksperteve. Prej orës 09:00 është duke vijuar seanca, ku avokati i Mediut është duke bërë prapësimet për gjetjet për dëmet e shkaktuara”, tha ai.
Akti i ekspertimit ekonomiko financiar është bërë nga pesë ekspertë, katër prej tyre të fushës së financës dhe i pesti specialist në fushën e armatim dhe municionit.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Nga shpërthimi Gërdecit humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.

Read Entire Article