Sot u mbajt në Apel seanca ndaj Ervin Salianjit, seancë e cila u shty për shkak të mungesës së një prej avokatëve.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ai u shpreh se në seancën e radhës, të caktuar për t’u mbajtur më 20 shtator, do të jetë i pranishëm edhe vetë.
“Këtë radhë do të jem edhe vetë i pranishëm që të përfundojë ky proces që nuk po merr fund.
Në seancë kanë munguar avokatët, nuk është çështje që është penguar nga njëra palë. Në 20 shtator do të ketë edhe data e seancës tjetër”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb