Gjyqi për Kuvendin e 2 shtatorit/ Shtyhet seanca, gjykata pranon pranon si palë të tretë përfaqësuesit e Bardhit dhe Berishës

1 year ago 12

Gjykata pranoi sot si palë të tretë në gjyqin për statutin e 2 shtatorit të Partisë Demokratike, përfaqësuesit e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.

Gjykata pranoi si palë në proces avokatët Marash Logu dhe Redi Ramaj, por nuk pranoi përfaqësuesit e “Rithemelimit”, Çlirim Gjatën dhe Franci Nurin, për shkak se nuk kanë tagrat e duhur të përfaqësimit.

Ndërkohë, trupi gjykues vendos të shtyjë seanca dhe vendosi datën 25 për seancën e radhës.

Grupi i Rithemelimin kërkoi pezullimin e zgjedhjeve të Bashës dhe ndryshimeve statutore të bëra në 2 shtator, me arsyetimin se nuk mund të regjistrohen pa u zgjidhur më parë çështja se kujt i takon vula. Kjo e fundit është një tjetër çështje pezull dhe gjykimi është në dorë të Gjykatës së Lartë.

Top Channel

Read Entire Article