Gliha: Zhegrova nuk dëshiron të luajë të Kosovën

11 months ago 52

Reklama

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, e ka quajtur gënjeshtar sulmuesin Edon Zhegrova.

Ka thënë se ai ka gënjyer se është refuzuar nga Kosova. Ka thënë se ylli i Lillet nuk ka dashur të vijë për Kosovën.

“Zhegrova gënjen, ai nuk dëshiron të luajë për kombëtaren. Unë e ftova Zhegrovën dy herë. E ftova me Andorrën nuk erdhi, e ftova më 10 nëntor dhe nuk erdhi, tha se nuk e lejon klubi”, ka thënë Gliha.

Zhegrova ditë më parë doli me reagim publik duke kritikuar drejtuesit e FFK-së.

Ai thënë se i është thënë se “nëse nuk vjen për ndeshjen me Izraelin, s’ke çka kërkon as në ndeshjet tjera”. /Telegrafi/

Read Entire Article