Goditi me derën e automjetit një 40-vjeçar, në pranga 33-vjeçari

3 hours ago 17

Ka rënë në pranga 33-vjeçari që goditi me derën e automjetit një 40-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.

I arrestuari akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 33 vjeç, banues në fshatin Lekaj, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Lekaj, dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin B. Xh., 40 vjeç, banues në Spille dhe më pas e ka dëmtuar rëndë atë duke e goditur me derën e automjetit.    

Shtetasi B. Xh. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Read Entire Article