Goditi me grushte bashkëmoshatarin në ambientet e shkollës, procedohet 17-vjeçari në Pogradec

10 months ago 19

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte, një bashkëmoshatarin e tij, në ambientet e shkollës së tyre të mesme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article