Policia në Shkodër ka proceduar një 47-vjeçar, pasi një 60-vjeçar ka kallëzuar në polici se është goditur prej tij me sende të forta.
Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe një 33-vjeçar, pasi ka thyer pasqyrat e automjeteve të parkuara.
“Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
– K. H., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një 60-vjeçar, se ky shtetas e ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta;
– Gj. M., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka thyer pasqyrat e 3 automjeteve të parkuara në rrugën “3 Heronjtë””, njofton policia.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb