Goditi portierin kundërshtar, babai i dy talentëve shqiptarë dënohet rëndë nga gjykata italiane

9 months ago 20

Një episod i pakëndshëm u regjistrua pasi përfundoi ndeshja e Serie C mes Cesenës dhe Olbias.

Te skuadra e Cesenës aktivizohet talenti shqiptar Kristjan Shpendi, derisa në atë ndeshje u lëndua nga portieri i Olbias, Filippo Rinaldi.

E me ta parë djalin e tij të lënduar, babai i Kristjan Shpendit, Limani u fut në fushë duke goditur portierin me grusht.

🤯 Madness in #Cesena yesterday following the final whistle

The father of Cesena forward Christian #Shpendi enters the field and lands a punch on Olbia ‘keeper Filippo Rinaldi

It was retribution for an earlier incident that forced Christian to be subbed off with an eye injury pic.twitter.com/d6kk6OFVjm

— Calcio England (@CalcioEngland) January 8, 2024

Edhe pse kërkoi falje për gjestin e shëmtuar, Liman Shpendi nuk i ka shpëtuar drejtësisë italiane që ka vendosur ta përjashtojë për tre vite nga impiantet sportive.

Në këtë formë, për tre vitet e ardhshme Liman Shpendi është i detyruar që djemtë e tij, Kristjan Shpendi pjesë e Cesenës dhe Stiven Shpendi pjesë e Empolit në Serie A, t’i ndjekë vetëm nga televizioni pasi në tribuna do ta ketë të pamundur.

Është një goditje e rëndë për Liman Shpendin, i cili kërkoi falje të sinqertë duke thënë se gaboi që u fut në fushë, por ai tani deri në vitin 2027 nuk mund të futet në asnjë stadium në Itali. /Telegrafi/

Read Entire Article