Goditje e madhe, mbrojtësi i Atalantës këput ligamentet dhe humb Kampionatin Evropian

3 months ago 8
Reklamë

Atalanta dhe Kombëtarja e Italisë kanë marrë një lajm të rëndë të hënën në mesditë, pasi Giorgio Scalvini ka pësuar një lëndim të rëndë.

Kësisoj pas Francesco Acerbit që u largua nga kampi italian, edhe Scalvini ka humbur sezonin.

Futbollisti ka pësuar një këputje të ligamentit të gjurit dhe ndonëse pritet ende t’i nënshtrohet rezonancës magnetike, tashmë është e sigurt mungesa e tij në Gjermani.

Nëse konfirmohet dëmtimi i rëndë, atëherë Scalvini do të duhet t’i nënshtrohet operacionit dhe të qëndrojë larg fushave deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Por edhe nëse më e keqja është shmangur, mbrojtësi nuk do të mund të udhëtojë drejt Gjermanisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se Spalletti pritet të thërrasë mbrojtësin e Juventusit, Gatti për t’u bashkuar në grumbullim, pasi ka humbur tashmë dy qendërmbrojtës me mjaft peshë.

Scalvini u dëmtua në ndeshjen mes Atalantës dhe Fiorentinës, e fundit e sezonit 2023-2024 në Serinë A dhe u largua me ndihmën e stafit mjekësor.

Ky lëndim komplikon edhe të ardhmen e tij, pasi shumë klube kishin kërkuar informacion te Atalanta për blerjen e kartonit të Scalvinit. /Telegrafi/ 

Read Entire Article