Goditje e madhe për Interin, Pavard do t’i mungojë gjatë zikaltërve

11 months ago 11

Interi ka marrë një goditje të madhe nga ndeshja e fundjavës ku e fitoi në udhëtim te Atalanta me rezultat të ngushtë 2-1.

Mbrojtësi francez Benjamin Pavard u lëndua në pjesën e parë dhe lëshoi fushën vetëm pas 33 minutave lojë.

Reprezentuesi francez nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në fushën e blertë përpara vitit 2024.

Klubi i Inter bëri me dije se pas të gjitha testeve mjekësore rezultoi se mbrojtësi francez nuk do të jetë në gjendje të luajë për rreth dy muaj.

“Benjamin Pavard iu nënshtrua vlerësimit klinik dhe të gjitha testeve të nevojshme mjekësore këtë mëngjes në Institutin Humanitas në Rozzano. Testet konfirmuan dëmtimin në gjurin e tij të majtë”.

Le condizioni di Benjamin Pavard

— Inter (@Inter) November 6, 2023

“Mbrojtësi francez do të duhet të mbajë mbajtëse funksionale për tre ose katër javë, para se të fillojë stërvitjen i diferencuar dhe e gjitha si periudhë pritet të zgjasë rreth dy muaj”, ka njoftuar klubi zikaltër.

Lëndimi i Pavard është një goditje e madhe për Interin, pasi mbrojtësi francez konsiderohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm në repartin defensivë te skuadra zikaltër. /Telegrafi/

Read Entire Article