Golat e shqiptarëve mes me të mirëve

10 months ago 13
17:10 01/12/2023

Perlat e Asanit dhe Asllanit, në podiumin e UEFA-s

Jasir Asani e Kristjan Asllani janë ngjitur në podiumin e UEFA-s në garën për golat më të bukur të kualifikueseve të Europianit.

Goli i Asanit ndaj Polonisë në Tiranë është renditur i dyti, ndërsa ai i Asllanit ndaj Ishujve Faroe në Torshavn u klasifikua i treti sipas votimit të publikut.

Këto gola ishin tepër të rëndësishëm në kualifikimin e Shqipërisë në finalet e Euro 2024. Më i bukuri sipas tifozëve u cilësua ai Askhat Tagybergen të Kazakistanit në përballjen me Danimarkën në Almati.

Ndjekësve të faqes zyrtare të UEFA-s iu propozuan 10 gola të përzgjedhur nga një grup specialistësh, duke i dhënë mundësinë të gjithëve të jepnin pëlqimin e tyre.

Në kualifikueset e Euro 2024 u shënuan 661 gola në total në 230 sfida të zhvilluara.  

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article