GOLAT/ Liverpool i merr pikë City-t në Manchester, betejë për kreun e Premier League! Sot edhe gjashtë ndeshje të tjera

10 months ago 29

Premier League e futbollit në Angli është në javën e 13-të. Në mesditë, këtë të shtunë sportive gjithçka nisi në orën 13:30, me Manchester Cityn që barazoi 1-1 kundër Liverpool në “Etihad”. Po sot në program janë edhe gjashtë ndeshje të tjera.

Në “Etihad Stadium” Manchester City dhe Liverpool barazuan 1-1 për raundin e 13-të në Premier League, duke bërë që kreu i renditjes të ndahet me një pikë mes tyre, me djemtë e Guardiolës që janë më sipër. Të pranishmit në stadium panë një ndeshje me grintë, raste dhe nerva. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Cityn, me Haaland që shënoi pas vetëm 27 minutave lojë me asistin e Ake. Në pjesën e dytë ishte Klopp që bëri pesë zëvendësime, teksa të kuqtë e gjetën golin e barazimit me Alexander – Arnold në të 80 minutë, kjo pas asistit të Salah. Bie në sy se gjatë këtij 90 minutëshi (shto edhe 8 shtesë në fund) Guardiola nuk bëri asnjë zëvendësim.

Në fund trajneri spanjoll pati një përplasje me sulmuesin Nunez të Liverpool, duke u dashur ndërhyrja e Klopp për t’i ndarë. City me 29 pikë mban vendin e parë për momentin, ndjekur nga Liverpool me 28 pikë. Arsenal me 27 ka një ndeshje më pak dhe shansin për të marrë kreun në rast të një suksesi të plotë në transfertë me Brentford, sot në 18:30.

Premier League, java 13-të – E shtunë:

13:30 Manchester City 1-1 Liverpool

16:00

Burnley – West Ham

Luton – Crystal Palace

Newcastle – Chelsea

Nottingham – Brighton

Sheffield United – Bournemouth

18:30 Brentford – Arsenal

Renditja:

Read Entire Article