Golden Eagle Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Trepçës dhe barazon serinë

5 months ago 11

KB Golden Eagle Ylli ka fituar me shifrat 80:79 ndaj KB Trepçës në kuadër të ndeshjes së dytë finale që u zhvillua në palestrën ‘1 Qershori’.

Çereku i parë i takoi Yllit të cilët arritën ta fitojnë atë me rezultat 23:16. Çereku i dytë i këtij takimi ishte edhe më i barabartë por përsëri Ylli e fitoi atë me dy pikë më shumë 18:16.

Në pjesën e dytë, Ylli arriti që ta fitojë çerekun e tretë me shifrat 19:7, ndërsa Trepça u tregua shumë e fortë në çerekun e katërt duke e fituar me rezultat 20:38, por kjo nuk mjaftoi për ta evituar humbjen.

Lojtari me më së shumti pikë të shënuara në këtë ndeshje ishte Alonso Verge Jr i Golden Eagle Yllit me 27 pikë të shënuara, tri ribaunde dhe katër asistime.

Tek Trepça më i miri në parket ishte Mikaile Tmusic i cili në këtë takim realizoi 17 pikë, tri ribaunde dhe tri asistime.

Serie tani do të bartet në Mitrovicë, aty ku pritet që edhe një herë tjetër të mbizotërojë një atmosferë e zjarrtë dhe një ndeshje shumë e luftuar mes dy ekipeve./Telegrafi/

Read Entire Article