Golden State Warriors rikthehen te fitoret, 76ers pësojnë humbjen e katërt radhazi

8 months ago 30

Golden State Warriors janë rikthyer te fitoret në NBA, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në NBA.

Në sfidën e zhvilluar në Chase Center, Warriors kanë triumfuar ndaj Philadelphia 76ers me 12 pikë diferencë 119:107.

Për skuadrën mysafire kjo ishte humbja e katërt radhazi në NBA dhe tani kanë rënë në pozitën e pestë në Konferencën e Lindjës.

Më meritori për fitoren e Warriors ishte padyshim Steph Curry që realizoi 37 pikë, pati tetë kërcime e shtatë asistime.

The East:

– Knicks win their 8th in a row, move up to third
– Celtics stay locked in first place

For more, download the NBA App:
📲 https://t.co/oRfhdB8ZfO pic.twitter.com/4lx0LTyXh7

— NBA (@NBA) January 31, 2024

Me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe Kuminga me 26 pikë dhe kanadezi Andrew Wiggins që shtoi 23 të tjera.

Në anën tjetër te mysafirët më efikasi ishte Tobias Harris me 26 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Read Entire Article