Gondola dhe barka tradicionale shumëngjyrëshe marrin pjesë në regatën historike në Venecia (fotot)

1 year ago 16

Një seri barkash tradicionale italiane lundronin sot në Kanalin e Madh të Venecias për garën historike të njohur si regata Veneciane” e cila çdo vit mbledh vendas e turistë që duan të ndjekin eventin festiv.

“Regata është diçka madhështore në Venecia. Për ne ishte gjithashtu një konçidencë e bukur sepse nuk e prisnim, por është një nga festat më tradicionale të qytetit. Barkat dhe kostumet janë të mrekullueshme”, tha për AFP turisti francez Emmanuel Granat.

Turisti gjerman Patric Scherzinger, shprehej gjithashtu i impresionuar me aspektin historik:

“Ka të bëjë me ruajtjen e barkave historike, me pamjen e tyre, sepse vetë gara për mua nuk është interesante. Unë tërhiqem nga kostumet dhe përgatitja e barkave, që më duken gjeniale”.

“Për venecianët është gjithmonë një eksperiencë e mrekullueshme a shikosh festën çdo vit,” tha estetistja vendase Martina.

“Eshtë një eent shumë i bukur dhe që promovon emrin e qytetit të Venecias, si një qytet unik”, shtoi ajo.

Regata historike e Venecias është një event përkujtimor që mbahet çdo vit në javën e parë të shtatorit.

Venecianët janë krenarë për të pasi shfaq aspekte të së kaluarës së lavdishme të Italisë e botës.

Mijëra turistë vijnë për ta ndjekur paradën që transmetohet dhe nga televizioni vendas, kryesisht e komentuar nga prezantues të famshëm që intervistojnë protagonistet veneciane te rremave.

Top Channel

Read Entire Article