Greqi/ U rrëzua në det, zhytësit mbërrijnë në Evian veriore! Në kërkim të helikopterit

1 year ago 12

Autoritetet greke vijojnë kërkimet për gjetjen e helikopterit të rrëzuar në Eviaan veriore mesditën e sotme.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se sapo kanë mbërritur edhe zhytësit, të cilët do të vendosen në kërkim të mbetjeve të mjetit ajror, për të zbuluar nëse ka të mbijetuar.

Vlen të theksohet se, helikopteri me një pasagjer në bord, u rrëzua pak para orës 11:00 të kësaj të premte.

Nga informacionet e para u zbulua se mjeti ajror civil, i tipit A-109, po udhëtonte nga Mantoudi për në Volos kur papritur humbi kontaktet me Forcat Ajrore. Helikopteri u ngrit nga Afidnes, do të bënte një ndalesë të ndërmjetme në Mantoudi dhe do të përfundonte në Volos.

Mirëpo, sipas një dëshmitari okular, helikopteri teksa ishte në ajër ka nisur të marrë një anim të çuditshëm, dhe pak minuta më vonë është dëgjuar një goditje e fortë.

“Ai u fundos brenda 1.5 minutash”- tha Presidenti Achladiou për protothema.gr, duke shtuar se: “Diçka ndodhi në ajër, duke bërë që ai të bjerë në det. Mjeti ajror ra 300 metra larg bregut dhe u fundos brenda 1.5 minutash. Ne vrapuam shpejt në plazh për të parë nëse mund të gjenim ndonjë provë, por asgjë nuk u gjet. Ka humbur në det por nuk mund ta lokalizojmë sepse uji ka ndryshuar ngjyrë. I kemi njoftuar të gjithë.”

Sipas informacioneve, në bordin e helikopterit ndodhej vetëm operatori, pasi EKAB nuk ka informacion për person të dytë. Megjithatë, një ambulancë nuk mund të arrijë në zonë për shkak të rrjetit rrugor të dëmtuar nga moti i keq.

Kështu një autoambulancë u nis nga Qendra Shëndetësore Mantoudi, për t’iu ardhur vendasve në ndihmë.

Top Channel

Read Entire Article