Gruda me sytë nga Nagelsmann

10 months ago 38
19:03 06/12/2023

Talenti i Mainz me origjinë shqiptare dëshiron që të marrë një ftesë nga Kombëtarja Gjermane

Brajan Gruda është një futbollist që ka tërhequr vëmendjen e Silvinjos dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit. Dhe kjo nuk është çudi, nisur nga fakti se talenti 19-vjeçar me origjinë shqiptare është edhe në radarët e rekordmenëve të Bajern Mynihut.

Madje për ikonën e bavarezëve Tomas Myler, sulmuesi i krahut e ka mjaft potencial, por duhet të vazhdojë të punojë.

Gruda luan për skuadrën e Mainz 05 dhe sipas “Sports Bild” ka pasur komunikim me institucionin shqiptar të futbollit. Por media gjermane shkruan se talenti nuk ka interes të veshë fanellën kuqezi dhe shpreson që të marrë një ftesë nga tekniku i Gjermanisë Julian Nagelsman.

Gruda ka luajtur rregullisht me ekipin e Mainz. Këtë sezon në Bundesligë është aktivizuar në total 568 minuta në 11 ndeshje, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 1 asist.

Gruda ka luajtur me ekipet zinxhir të kombëtareve të Gjermanisë ndërsa numëron pesë takime me përfaqësuesen Shpresa.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article