Grupi i Bashës depoziton rekurs ndaj vendimit të 11 qershorit: Nuk lejojmë që padrejtësia të triumfojë

3 months ago 7

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e sotme nga kreu i saj, Lulzim Basha, kanë depozituar në Gjykatën e Lartë rekursin kundër vendimit për vulën e PD. Me anë të një postimi në facebook, Basha shprehet se grupimi që ai drejton nuk do të pranojë “paligjshmërinë dhe as nuk do lejojë që padrejtësia të triumfojë”.

Ai më tej shkruan se “vlerat themelore të demokratëve nuk mund të tregtohen në pazarin e hallexhinjëve të SPAK, partia e parë properëndimore e Shqipërisë nuk mund të jetë streha e problemeve personale të një individi në konflikt me perëndimin”.

NJOFTIM I PARTISË DEMOKRATIKE – DEMOKRATËT EUROATLANTIKË

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, depozitoi sot rekursin ndaj vendimit skandaloz të 11 qershorit.

Ne nuk e pranojmë paligjshmërinë, as nuk do lejojmë që padrejtësia të triumfojë.

Vlerat themelore të demokratëve nuk mund të tregtohen në pazarin e hallexhinjëve të SPAK, partia e parë properëndimore e Shqipërisë nuk mund të jetë streha e problemeve personale të një individi në konflikt me perëndimin, votat e demokratëve nuk mund të përdoren për allishverishet mes qeverisë dhe teatëropozitës për t’i dhuruar pushtetin në tavolinë Ramës, duke mbyllur listat dhe duke shkatërruar Reformën Zgjedhore.

Shqipëria meriton më shumë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article