Grupi i opozitës, Flamur Noka: Kryefjalë e diskutimit sot ishte përshkallëzimi dhe diversifikimi i aksionit tonë!

8 months ago 8

Deputeti i PD, Flamur Noka, deklaroi sot se çështja e bashkimit të Grupit parlamentar të PD është tashmë e mbyllur dhe nuk diskutohet më.
Ai theksoi po ashtu se shqiptarët sot kanë një parlament të vërtetë dhe ai është tek Rruga e Shpresës.

Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Noka u shpreh se:

“Shikoni ku ka shkuar shteti. Drejtësia e re politike drejtohet nga pionierët e Enverit, ja shikoni edhe këtë tjetër në festën e PS-së. Me shallin e pionierit të Enverit. Këta s’kanë turp e frikë të maskohen, por dalin ashiqare se janë vegla të partisë dhe regjimit. Siç e dini ka një vendim të KLGJ-së që miraton kodin e Etikës. Po e reklamojnë si vlerë të shtuar të tyre angazhimin politik . Ky është pushteti, regjimi dhe drejtësia e re është vegël. Në bazë të Kodit të Etikës, kush e ka firmosur këtë duhet të hetojnë dhe marrin masa. Të tërë janë trup politike.

Në çdo mbledhje ne diskutojmë aksionin tonë, çështja e bashkimit është e mbyllur, nuk diskutohet më si çështje. Ne vijojmë fazën e fundit që do jetë fuzioni i plotë i partisë. Aksioni ka nisur ashtu siç e kemi thënë. Shqiptarët e kanë një Parlament real dhe ai është te Rruga e ‘Shpresës’.

U trajtuan format se si mosbindja civile duhet të përkthehet në mënyrë më të gjerë.”, u shpreh Noka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article