Grupi i PS kërkon përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës nga Parlamenti, Salianji: Rama ka nënshtruar të gjitha institucionet!

8 months ago 9

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për kërkesën e PS për përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës nga seancat parlamentare.

Ai u shpreh se kreu i qeverisë Edi Rama do një vend pa opozitë, ndërsa shtoi se ka pasur nën kontroll opozitën, por tani nuk e ka më, teksa shtoi se ka nënshtruar të gjitha institucionet.

Më tej ai theksoi se s’do ketë seanca normale parlamentare nëse nuk plotësohen kërkesat e deputetëve të opozitës.

“Rama do një vend pa opozitë, ka luftuar dhe ka rritur të nënshtrojë me vullnetin e tij çdo institucion, edhe opozitën e ka pasur deri para pak kohësh. Po kërkon të ketë një parlament pa opozitë. Përjashtohen 19 deputetë vetëm se protestojnë për të kthyer të drejtën Kushtetuese. Imagjinoni kur ka paturpësinë për ta bërë këtë para publikut, e mendoni çfarë mund të bëjë me një qytetar.

Ne kemi thënë që s’do ketë seanca normale parlamentare nëse nuk plotësohen kërkesat tonë. Format që ne kemi zgjedhur të protestojmë kanë qenë të ndryshme. Këta dua të marrin pasuri, tendera të bëjë  PPP dhe të mos kontrollohen, se po nuk folëm ne ata nuk shqetësohen. Shqipëria po lëndon dita ditës për largimin e njerëzve nga vendi, ne nëse nuk kemi raportin e censit. Dihet gjë sa është numri i shqiptarëve që jetojnë këtu. Jemi në kushtet që gjithçka kontrollohet.

Me gjithë instrumentet matës se demokracisë, Shqipëria është në një autokraci, ku një njeri i vetëm kontrollon gjithë institucionet. Unë kam respekt për një pjesë të kolegëve që janë zgjedhur me votat e demokratëve.

Kur ka qenë Kuvendi për të folur, keni parë ju të vijë ky zotëri në Parlament? Basha po bën opozitë part-time.”, u shpreh Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article