Kosovë/ Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për “fshehje të terroristëve”

2 hours ago 20

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të “fshehjes ose moslajmërimit të terroristëve dhe grupeve terroriste”.

Sipas njoftimit, K.H., është takuar dhe ka marrë pjesë në biseda të vazhdueshme me nëntë persona, të identifikuar vetëm me iniciale, të cilët veçse janë të dënuar për vepra të terrorizmit.

Prokuroria Speciale tha se K.H. “ka qenë në dijeni për ekzistimin dhe veprimet e këtij grupi terrorist, por i njëjti i kishte fshehur dhe nuk i kishte lajmëruar tek organet kompetente”.

Organi i akuzës ka kërkuar që të akuzuarit t’i vazhdohet arresti shtëpiak deri në përfundimin e rastit penal ndaj tij.

Sipas ligjeve në Kosovë, për vepra terroriste parashihen dënime të ndryshme. Po ashtu, që nga viti 2015 Kosova ndalon pjesëmarrjen në luftërat e huaja dhe për këtë vepër penale parashihen dënime deri në 15 vjet burgim./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article