‘Meta dhe Kryemadhi favorizuan biznesmenin në tregun e fibrave optike’/ Deputetja e PL: Adrian Shatku është kushëriri im, Meta s’ka pasur raporte…

2 hours ago 98

Ish-presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi rezultojnë me lidhje të dyshuara korruptive me biznesmenin shqiptaro-amerikan Adrian Shatku, të cilin e favorizuan për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “UNIFI Communication INC” dhe një kompanie telefonike celulare në Shqipëri.

Sipas dosjes së SPAK, rezulton se kompania “UNIFI Communication INC” me drejtor ekzekutiv Adrian Shatkun rezulton se ka kryer 12 pagesa për llogari të kompanisë JPM Strategic Solutions me drejtor ekzekutiv John Moreira”.

Në lidhje me këto akuza, Kryemadhi tha se Shatku është kushëriri i saj. Ajo tha se Ilir Meta nuk ka pasur asnjëherë raporte të mira me njerëzit e saj.

Monika Kryemadhi: Zoti Shatku është kushëriri im, është biznesmen i suksesshëm. Ka ardhur në Shqipëri më 2003, kur Monika Kryemadhi nuk ka qenë asgjë. Ka marrë leje nga Genc Pollo dhe Sali Berisha. Meta ka shkuar shumë keq me Shatkun. Meta nuk ka pasur asnjëherë raporte tepër të mira me njerëzit e mi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article