Guardiola ka gjetur pasardhësin afatgjatë të Kyle Walker, ai po shkëlqen këtë sezon në Gjermani

6 months ago 11

Manchester City raportohet se ka identifikuar pasardhësin afatgjatë të Kyle Walker dhe ai është një lojtar i cili ka dalur nga akademia e tyre.

Ëalker ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë në Ligën Premier në pozicionin e tij për më shumë se 15 vite ku ka veshur edhe fanellën e Tottenhamit.

Shpejtësia e tij ishte një ndër atributet kryesore të lojës së tij, ndërsa edhe në aspektin defanziv ai është përmirësuar dukshëm me kalimin e viteve.

Sipas asaj që raporton The Sun, Guardiola ka identifikuar yllin e Leverkusenit, Jeremie Frimpong si zëvendësues afatgjatë të Walkerit.

Reprezentuesi holandez ka shkëlqyer këtë sezon nën urdhrat e Xabi Alonsos, duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar shtatë asistime në Bundesliga.

Aftësitë e tij defanzive ishin vënë në pikëpyetje në të kaluarën, veçanërisht nga përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, por Guardiola ka dëshmuar se ai mund të stërvitë lojtarë dhe t’i ndihmojë ata të përmirësojnë aspekte të caktuara të lojës së tyre.

Tekniku spanjoll e njeh mirë Frimpongun, pasi ai ka kaluar plotë nëntë vite në akademinë e Man Cityt mes viteve 2010 dhe 219.

Raporti shton tutje se Frimpong ka një klauzolë lirimi prej 35 milionë eurosh dhe kjo mund ta detyrojë Cityn që të bëjë biznesin e tyre më herët, pasi ka edhe klube të tjera në garë për shërbimet e lojtarit./Telegrafi/

Read Entire Article