Guardiola një tjetër arritje, katalanasi bëhet trajneri i dytë me më shumë tituj të fituar në histori

1 year ago 26
Reklamë
22:57 17/08/2023

Në Athinë Pep Guardiola arriti një tjetër rezultat historik!

Me fitimin e Superkupës UEFA, katalanasi bëhet trajneri i dytë në botë me më shumë trofe të fituar.

Ai ka fituar 36 tituj në 14 vite aktive, ndërsa për rreth 1 vit qëndroi pushim.

Guardiola 14 tituj i ka fituar në stolin e Barcelonës, mes të cilave 3 La Liga dhe 2 Liga Kampionesh.

Me Bajernin ka festuar 3 Bundesliga, kurse me Sitin 15 trofe, mes të cilëve 5 herë Premier Ligën.

Mesatarja e fitimit të titujve për 52-vjeçarin është 2.5 kampionate për sezon.

Përveç kësaj, Guardiola arriti një tjetër rezultat historik, duke u bërë trajneri i parë në histori që fiton Superkupën e Europës me tre skuadra të ndryshme.

Më mirë se katalanasi ka bërë ikona e Manchester United, Aleks Ferguson.

Skocezi grumbulloi 49 tituj gjatë karrierës së tij 39-vjeçare.

Vendin e tretë për më shumë tituj të fituar e mban rumuni Mircea Lucesku, me 35.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article