Guardiola tregon yllin e Arsenalit të cilin do të donte ta transferonte çdo ekip i Ligës Premier

6 months ago 5

Pep Guardiola ka pranuar se Arsenali ka fituar lotarinë duke nënshkruar me Declan Rice nga West Hami në verë.

“Topçinjtë’ kanë thyer rekordin e tyre të transferimeve pasi u pajtuan që të paguajnë 105 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit anglez.

City i kishte bërë konkurrencë Arsenalit për nënshkrimin e 25-vjeçarit, pasi klube si Liverpooli, Chelsea dhe Manchester United u larguan nga gara.

Rice që atëherë ka vazhduar të justifikojë shumën e cila u dha për transferimin e tij me një numër të madh paraqitjesh të mira, duke luajtur një rol kyç në kërkim të titullit të parë në Ligën Premier pas 20 vitesh.

Duke folur para takimit të së dielës, Guardiola u pyet për dështimin e Cityt për të nënshkruar me Rice.

“Unë mendoj se të gjitha ekipet do të donin që të nënshkruanin me Declan Rice”, ishin fjalët e Guardiolës.

Rice në anën tjetër është në dijeni të rëndësisë që ka ky takim për Arsenalin dhe se sa e vështirë do të jetë të marrësh një rezultat pozitiv në ‘Etihad’.

“Ne duhet të shkojmë në Etihad, që do të jetë me të vërtetë e vështirë, por nëse dëshironi që të kapërceni barrierën e Arsenalit që etiketohet me gjëra të ndryshme, ju duhet të shkoni atje dhe të fitoni”, ishte shprehur Rice./Telegrafi/

Read Entire Article