Haaland drejt rinovimit te Manchester City

1 year ago 23
Reklamë
19:56 03/09/2023

Zgjatje kontrate dhe përmirësim të pagës

Manchester City ka në plan të rinovojë kontratën me Erling Haaland për një kohë më të gjatë. Kjo sipas mediave në Angli dhe Spanjë do të pengojë interesimin e ekipeve të shumtë, mbi të gjithë Real Madrid.

Te klubi anglez duan që marrëveshja me Haaland të zgjatet deri në 30 Qershor të 2028 nga 2027 që është aktualisht, ndërsa paga e tij të shkojë në 30 milionë Paund plus shpërblime të tjera për atë që do të tregojë sulmuesi në fushën e lojës.

Bisedimet nuk kanë nisur ende, por te City shpresojnë të gjendet gjuha e përbashkët shumë shpejt. Falë golave të Erling Haaland, Manchester City fitoi sezonin e kaluar titullin në Premier League dhe atë të Champions League.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article