Norvegjezi shënon tripletë me City, Tottenham ‘Manita’ përballë Burnley
Manchester City vazhdon të jetë e pathyeshme këtë sezon. Kampionët e Anglisë nuk hasën aspak vështirësi përballë Fulham teksa i mposhti me shifrat e thella 5-1.
Një sukses i arritur pa Pep Guardiolën në stol, dhe i ndërtuar nga i zakonshmi Erling Haaland. Norvegjezi shënoi një tripletë golash në këtë duel, duke thelluar avantazhin e marrë pas rrjetave të Alvarez dhe Ake.
Fitorja e 18-të radhazi në shtëpi për Cityn, që forcon kështu pozitat në krye të renditjes me pikë të plota pas 4 javësh. Ndërkaq, Fulham pësoi humbjen e dytë në kampionat dhe të nëntën radhazi përballë skuadrës nga Manchester.
Pesë gola shënoi edhe Tottenham në fitoren komode në transfertën e Burnley me shifrat 5-2. Një tre pikësh i hipotekuar nga ylli koreanojugor, Son Heung Min. Sulmuesi realizoi një tripletë golash për të bërë që të harrohet shumë shpejt largimi i Harry Kane te ‘gjelat’.
Zhgënjen sërish Chelsea që tanimë nuk gjen vazhdimësinë në kampionat. Blutë e Londrës u mposhtën minimalisht nga Nottingham 1-0 dhe pësojnë humbjen e dytë në katër takime. Elanga shënoi golin e fitores për Forest, teksa Broja mbetet ende jashtë fushave të lojës.
Klan News
Të ngjashme