Hadërgjonaj: Ndeshje speciale për mua, shpresoj t’i gëzojmë të pranishmit në stadium me fitore

11 months ago 22

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, shpreson në fitore ndaj Zvicrës, pasi një fitore do t’i gëzonte të gjithë, në veçanti ata që do të jenë në tribunat e stadiumit për t’i përkrahur “Dardanët”.

Hadërgjonaj, i cili ka lindur dhe është rritur në Zvicër, pranoi se kjo përballje do të jetë speciale dhe se nuk do ta harrojë kurrë.

“Për mua është ndeshje speciale, pasi kam lindur dhe jam rritur këtu. Nuk do ta harroj gjatë tërë jetës sime pasi do të kem shumë familjarë në tribuna. Nuk do të jetë një situatë e tillë vetëm për mua, por edhe për shumë bashkëlojtarë”.

“Me padurim presim ndeshjen, pasi në stadium do të kemi përkrahje të madhe dhe shpresoj që me një paraqitje të mirë do ta gëzojmë popullin kosovar dhe të gjithë ata në stadium me një fitore”, është thënë Hadërgjonaj.

Edhe Hadërgjonaj tha se sikurse Xherdan Shaqiri, ka pasur kërkesa të shumta nga të afërmit për t’ua siguruar një biletë për këtë ndeshje. /Telegrafi/

Read Entire Article