Halil Geci paralajmëron: Ja për çka po përgatiten Serbia dhe Rusia

3 weeks ago 12
Reklamë

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka folur për krijimin e boshtit ortodoks, që sipas tij, është marrëveshje e kahmotshme e Putinit, Vuçiqit, si edhe të disa liderëve të Ballkanit, duke e përfshirë edhe kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

Geci thotë se prohekti i Millosheviqit, Dodikut dhe Vuçiqit është projekt i akademisë serbe me të cilin nisi luftën Millosheviqi, i cili theksonte se ”Aty ku është një serb, aty është Serbi”.

“Perëndimi duhet ta dijë se Serbia po lufton krah për krah Putinit me projektin edhe më të avansuar se ajo që dihet - Krijimin e botës serbe. Serbia e bashkuar me Rusinë kanë për synim ndërtimin e boshtit Ortodoks nën ombrellën e përbashkët ruse. Dyshoj se bashkëpunues për ndërtimin e këtij boshti, është edhe Edi Rama i Shqipërisë”, thotë Geci.

Sipas tij, bota duhet të përgatitet për përballje të vendosur për ta ndaluar boshtin ortodoks.

“Perëndimi duhet të bashkohet me një zë për ta ndaluar konfliktin e ri të cilin do ta shkaktojë Serbia në një moment të favorshëm duke e pritur fitoren ruse në Ukrainë dhe urdhërin nga Rusia për rifillimin e përplasjes në Ballkan. Por jo vetem në Ballkan në këte lojë pritet t’i bashkohen Sllovakia, Greqia, e ndoshta edhe Rumania dhe Hungaria, të cilat po veprojn në heshtje…! Pjesëmarrja e Listës serbe në Kuvendin e Beogradit ua ka cokatë kokën atyre që dje e ndihmuan e ndërtuan dhe lejuan listën e Beogradit të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës, duke i anashkaluar serbët që jetojnë në Kosovë”, potencon ai.

Sipas tij, ata që e ndihmuan dhe lejuan që ta ndërtojn këtë Listë kanë qenë më serb sesa vetë Lista serbe e Beogradit!

“Serbi dhe Rusia, i treguan botës që, jo vetëm që e duan krijimin e botës “PANSERBE”, por të bashkuar në luftë të përbashkët për ndërtimin e “Boshtit ortodoks”, është synim e rrugëtim ruso-serb në Ballkan”, përfundon Geci.

comment

Read Entire Article