Hamasi liron disa pengje gjermane pas ’49 ditëve të ferrit’

10 months ago 40

Në mesin e 24 pengjeve të liruar sot ishin katër shtetas gjermanë, tha ministrja gjermane e Jashtme.

Annalena Baerbock tha se ishte “tepër e lehtësuar” nga lajmi, raporton skynews.

Një baba i dy fëmijëve ishte një nga ata gjermanë të liruar, tha ajo.

Ich bin unendlich erleichtert, dass heute unter den freigelassenen Geiseln aus #Gaza auch vier Deutsche sind. Ich danke allen, die dafür in den letzten Wochen Berge versetzt haben. Mein persönlicher Dank gilt meinem katarischen Amtskollegen, sowie Ägypten und dem @ICRC. (1/4)

— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) November 24, 2023

“Jam jashtëzakonisht i lehtësuar që 24 pengje sapo u liruan nga Gaza, mes tyre katër gjermanë dhe se një baba, pas 49 ditësh ferri, nga frika e pabesueshme, më në fund mund të përqafojë sërish dy vajzat e vogla dhe gruan e tij”, tha ajo.

“Lirimi i të gjithë pengjeve të mbetura, veçanërisht gjermanëve mes tyre, mbetet një prioritet kryesor”, pohoi ministrja.

Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve nga të dyja palët. /Telegrafi/

Read Entire Article