Hamilton: Nuk kam folur me Red Bull

10 months ago 51
20:24 24/11/2023

Shtatë herë kampioni i botës hodhi poshtë zërat për negociata për kalimin e tij në te skuderia austriake

Ljuis Hemilton mohoi zërat se një përfaqësues i tij pati takim me drejtuesin kryesorë të Red Bull, Christian Horner për mundësinë e bërjes pjesë në skuderinë austriake.

Horner kishte thënë për mediat më herët se kishte pasur “disa biseda gjatë viteve” rreth kalimit të shtatë herë kampionit të botës me Red Bull që prej tre sezonesh po dominon Formula 1.

Hamilton, i cili do të jetë pjesë e Mercedes deri në fund të 2025-ës tha për mediat se të tilla lajme janë të pavërteta.

Ndërkohë ai shtoi se është i përqendruar në garën e Çmimit të Madh të Abu Dhabit.

“Nuk kam folur me Christian prej vitesh dhe askush nga ekipi im s’e ka bërë. Megjithatë, jemi takuar bashkë në fillim të vitit për mundësinë e takimit në fund të sezonit. Biseda jonë kanë qenë urimet për një sezon të mrekullueshëm dhe shpreha dëshirën që të mund të konkurroj me ta.”

Ndërkohë, kampioni i Red Bull Max Verstappen shpreson për të marrë një tjetër fitore në Abu Dhabi dhe të përmirësojë rekordin. Garë e fortë do të jetë mes dy skuderive të Mercedes dhe Ferrari për vendin e dytë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article