Hapet ekspozita e armëve në Shkodër/ Zejtarët shqiptarë spikatën me punimet e tyre 

10 months ago 52

Në Shqipërinë e fund shekullit XVIII dhe në fillim të shek. XIX, zejtaria njohu një zhvillim të gjithanshëm, ku përfshihej edhe ajo e prodhimit të armëve, sidomos në Shkodër.

Në prag të 28 dhe 29 nëntorit, në muzeun e qytetit u çel ekspozita e fondit të armëve. Mes tyre qëndron pushka tip Hutë e Ali Pashë Gucisë, e markës Henri Martin prodhuar në SHBA në 1864 dhe e zbukuruar me fildish e argjend në Shkodër.

NDRIÇIM MLIKA

KURATOR I EKSPOZITËS

Këto armë kanë qenë të prodhuara në territore shqiptare, pra kemi qenë prodhues të armëve të zjarrit dhe eksportues, furnizues të Rumelisë, lindjes së Mesme. Është një nga rastet e rralla kur në territoret tona eksportojnë jo lëndë të parë por diçka të prodhuar gati industrialist. 

Bukuria dhe teknika e punimit të armëve të shqiptarëve janë dy elementë që kanë tërhequr vëmendjen edhe të studiuesve të huaj.

PETRIT BILALI

RESTAURATOR

Një pjesë e mirë e atyre që kanë vlera të veçanta janë prodhim vendi dhe po të shohim armët e zjarrit, kemi disa pushkë që janë prodhuar në Shkodër, Elbasan, Berat etj.

Ndryshe nga armët dekorative, ato të luftës nuk kishin zbukurime, por ishin të forta për të përballuar kushtet e rënda të betejave.

Read Entire Article