Harry Kane fluturon për në Mynih, do fitojë 100 mln euro në 4 sezone

1 year ago 26
Reklamë

Përfundon me një fund të lumtur për Bajernin, telenovela e gjatë e merkatos së verës që mbante emrin Harry Kane.

Kapiteni i Totteham pranoi transferimin tek gjigandet e Gjermanisë të cilët më heret kishin gjetur marrëveshjen me Spursat, për të derdhur në arkat e klubit anglez plot 110 milione euro.

Shifer e madhe për një sulmues  I cili vitin e ardhshëm mund të largohej me parameter zero duke qënë se I përfundonte kontrata me Tottenham.

Mediat britanike bënë më dije se vetëm mënegjesin e kësaj të premteje harry kane ka dhënë dritën jeshile për transferimin në Mynih ku do të firmosë një kontratë 4-vjecare për një 25 milione euro fitim në sezon .

Ai mund të jetë gati për të luajtur menjehere në superkupën e Gjermanisë këtë fundjave kundër Laipcig.

Kane është tashmë një legjende për Tottenham pasi ai është golashënuesi më I mirë i histories se klubit me 280 gola në 435 paraqitje, por pa mundur të fitojë trofe, atë të cilën tek Bajern e ka një siguri absolute thuajse.

Read Entire Article