Harry Kane ka hyrë në histori të Bundesligës pas golit që shënoi ndaj Darmstadt

7 months ago 12

Harry Kane ka vendosur një rekord të ri në Bundesliga pasi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës për Bayern Munichun në duelin ndaj Darmstadtit.

Kapiteni i ‘Tre Luanëve’ shënoi golin e dytë të Bayernit në atë ballafaqim, teksa kampioni në fuqi i Gjermanisë mori një fitore të thellë me rezultat 5-2.

Golat e tjerë në këtë ndeshje për bavarezët i shënuan Jamal Musiala, Serge Gnabry dhe Mathys Tel duke përmbysur rezultatin pasi fillimisht ishte Darmstadt që kaloi në avantazh.

Që prej se u transferua nga Tottenhami, Kane ka vazhduar me formë fantastike tek Bayerni dhe tani numëron plotë 36 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat.

Harry Kane breaks the 𝗥𝗘𝗖𝗢𝗥𝗗 for most goals scored in a 𝗗𝗘𝗕𝗨𝗧 season in the Bundesliga 🌪️ pic.twitter.com/5ZtefpzrmQ

— 433 (@433) March 16, 2024

Ish-sulmuesi i Tottenhamit gjithashtu kishte shënuar het-trik kur ekipi i Tuchel mposhti Mainzin me rezultat 8-1 javën e kaluar.

Kane së fundmi u ftua nga përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, teksa Anglia po përgatitet për dy miqësoret që do t’i zhvillojë gjatë këtij muaji me Brazilin dhe Belgjikën.

Pasi u transferua pothuajse në fund të afatit kalimtar, Kane ka lënë prapa krahëve vështirësitë e adaptimit në Gjermani dhe këtë formë do të synojë që ta bart edhe me kombëtaren./Telegrafi/

Read Entire Article