Harry Kane sponsor për kalimin te Bayern

1 year ago 26
23:40 03/08/2023

Sulmuesi gati të paguajë 23.2 mln Euro për të firmosur në Bundesligën gjermane

Harry Kane është i gatshëm për të humbur edhe financiarisht vetëm për të firmosur me Bayern Munich. Ky është lajmi që po qarkullon më mediat britanike, të cilat shkruajnë se kapiteni i Tottenham synon të kalojë përfundimisht në Bundesligë.

Kane është i gatshëm të kontribuojë në arkat e ‘gjelave’ për të sponsorizuar firmën me kampionët gjerman. Duke iu referuar këtyre burimeve, 30-vjeçari do të sakrifikonte një shifër prej 23.2 milionë eurosh për t’u larguar nga Tottenham.

Mungesa e trofeve dhe përplasjet e shpeshta me drejtuesit e lartë të klubit e kanë shtyrë sulmuesin për të gjetur një ambient të ri për të ardhmen. Bayern Munich ka hasur probleme për të firmosur me të, pasi Tottenham ka refuzuar tre oferta, më e larta 116 milionë Euro.

Nëse Kane paguan, atëherë kjo shifër do të shkonte në rreth 140 milionë Euro. Kjo pritet të përdoret nga Tottenham për të gjetur pasuesin e numrit 9-të. Në listë nuk mungojnë surprizat, ndërsa një prej alternativave mbetet Riçarlison, aktualisht pjesë e londinezëve.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article